Fitues i ‘Grammy’-t shpërndan intervistën e RTK-së për festivalin e Jazz-it
BKT
Kulturë

Fitues i ‘Grammy’-t shpërndan intervistën e RTK-së për festivalin e Jazz-it

M.P. / RTKlive

Richard Bona është në mesin e artistëve që ka rrugëtuar nëpër skena të shumta botërore. Madje muzikanti i zhanrit ‘jazz’ është edhe fitues i çmimeve prestigjioze “Grammy”.

Ai së shpejti do ta vizitojë Kosovën nëpërmjet organizimit “Mitrovica International Jazz Days” në Mitrovicë.

Bona ka shpërndarë intervistën e realizuar nga Radio Televizioni i Kosovës me organizatoren e festivalit, Rona Nishliu.

“Lajm, lajm, lajm! Mitrovica. Ku është ai Richard Bona? Nëse nuk e keni ditur, tashmë e dini”, ka shkruar Bona në Facebook.

Këngëtarja që ka përfaqësuar Shqipërinë në "Eurovision" vite më parë, në intervistën e dhënë ndaj transmetuesit publik ka thënë se motivi i organizimit të këtij festivali qëndron në rrëfimet që Nishliu i ka dëgjuar për kulturën e pasur të Mitrovicës së paraluftës

“Ka qenë andërr e kahmotshme përkundër të gjitha vështirësive ja dolëm që të marrim konfirmimet e artistëve ndërkombëtar, të cilët padyshim kanë karriera të suksesshme. Është një lajm shumë i mirë për ne që ata do të vijnë në Mitrovicë e në Kosovë”, ka thënë për RTK-në Nishliu.

 


MË SHUME NGA Kulturë