Ministria e Drejtësisë shkarkon avokaten shtetërore
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ministria e Drejtësisë shkarkon avokaten shtetërore

F.Sertolli/ RTKlive

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kanë pranuar një vendim të Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë sipas të cilit shkarkohet nga Shërbimi Civil, Avokatja Shtetërore I.A.

Sallahu ka thënë se ajo ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi duke kryer veprime të paautorizuara.

Ai ka renditur disa nga “shkeljet” e avokates, derisa ka përmendur se ajo ka lidhur një ujdi në vlerë presj 505 mijë eurosh “pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit”.

"E përshëndes vendimin e Komisionit dhe pres që raste të tilla të jenë mësim për ata që Institucionin publik të vendit tonë e shohin si mundësi për zhvatje e krijimin e përfitimeve të paligjshme vetjake a të palëve të tjera. Pandëshkueshmëria ka qenë sëmundja më e përhapur në institucionet publike për shkak të ish pushtetarëve. Nuk duhet e nuk do të jetë më", ka shkruar ai në "Facebook".


MË SHUME NGA Lajme