20:58 / 24.08.2023
Në Carrabreg të Deçanit u varros aktori Xhevat Qorraj
Islam Haxhiu|RTK
Familjarë, miq e shokë ia dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit të njohur e të dashur për publikun, Xhevat Qorraj.
Me nderimet më të larta qytetare, në Carrabreg të Deçanit iu dha lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur, Xhevat Qorraj.
Miq e bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, pjesëmarrës në ceremoninë mortore thanë se Xhevat Qorraj ishte një prej aktorëve më të spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Veprimtaria e bujshme artistike e Xhevat Qorraj është velësuar lart edhe në akademinë përkujtimore të organizuar nga komuna e Deçanit.
‘Si të vdiste’, ‘Proka’, ‘3 dritare dhe një varje’, ‘Rojet e Mjegullës’, etj, janë vetëm disa nga filmat në të cilët ka luajtur me mjaft sukses aktori Qorraj.























