13:10 / 25.08.2023
Pas filmit ‘Luaneshat e Kodrës’, nesër në shesh shfaqet ‘Cirku Flutrues’
M.P. / RTKlive
Pas filmit me regji të Luana Bajramit, “Luaneshat e Kodrës”, institucionet kulturore po vazhdojnë me shfaqjen e filmit të radhës në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Bëhet fjalë për filmin “Cirkun Fluturues” të regjisorit Fatos Berisha.
Tema e filmit sillet rreth katër aktorëve, të cilët udhëtojnë ilegalisht nëpër kufijtë e Ballkanit në kohë lufte në festivalin e teatrit. Por misioni i tyre i vërtetë është të gjejnë idhullin e tyre Michael Palin.
Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës do të shfaqet në orën 20:00.























