Hapet “Panairi i Rinisë”, Çeku premton përkrahje
SH.Ç/RTKlive
Është hapur “Panairi i Rinisë”, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se panairi është organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in.
“Në kuadër të Ministrisë së Rinisë në bashkëpunim me UNICEF-in. Kreativitetin, inovacionin që të rinjtë e tanë e kanë. Si Ministri e Rinisë bashkë me Qeverinë deri tani kemi bërë politika të rëndësishme dhe jam e bindur se do ta zhvillojmë këtë potencial dhe që Kosovën ta bëjmë vend atraktiv për të rinjtë”, tha ministri Çeku.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se do të vazhdojnë t’i përkrahin të rinjtë për të shfaqur talentin e tyre.
Përfaqësuesja e UNICEF-it, Nona Zichrman, tha se gjithmonë do të jenë krah i zhvillimit të të rinjve, duke u kërkuar atyre që të jenë të vendosur në atë që duan në mënyrë që të bëhen ndryshime.
“Ne bashkëpunojmë me partnerë nga qeveria, shoqëria civile e nga OJQ-të që të zhvillojnë idetë e tyre. Sot dhe çdo ditë ne duhet të festojmë kreativitetin, përkushtimin e dedikimin si aktivistë, krijues të ndryshimit. Vendosshmëria e rinisë do të na ndihmojë që të bëjmë ndryshimin”, tha Zicherman.























