13:21 / 25.08.2023
Kurti takon senatorin Sommaruga, diskutojnë për situatën politike në vend
E. Hoti / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot senatorin zviceran, njëherësh Kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.
Sipas njoftimit për media nga Qeveria, në takim u diskutua për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.
"Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij", thuhet në njoftim.
Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni.























