Kurti viziton Rexhep Ferrin:I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike
BKT
Kulturë

Kurti viziton Rexhep Ferrin:I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postim në Facebook, njofton se bashkë me ministrin Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, sot ka vizituar profesor Rexhep Ferrin.

“Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, shkruan Kurti.

 


MË SHUME NGA Kulturë