“Masë për masë” e Altin Bashës bashkon aktorët e dy teatrove
BKT
Kulturë

“Masë për masë” e Altin Bashës bashkon aktorët e dy teatrove

E. Hoti / RTKlive

Shfaqja “Masë për masë” e regjisorit Altin Basha do të vijë së shpejti në Kosovë në bashkëpunim të teatrit të Gjakovës dhe atij të Prizrenit.

Bashkëpunimi në mes teatrit "Hadi Shehu” në Gjakovë dhe atij të Prizrenit “Bekim Fehmiu” ka ardhur për shkak se teatri i Prizrenit është në renovim.

“Teatrot e qyteteve kanë buxhet të mjaftueshëm sa për të punuar, por kur duan të bëjnë një projekt pak më madhor me logjistikë, me buxhet, me gjithçka që përfshinë atë është pak më problem të realizohet duke përfshirë edhe numrin e aktorëve. Vendosëm t’i bashkojmë forcat dhe po rezulton si një ide shumë e mirë”, tha Albulena Kryeziu Bokshi - drejtoreshë e tatrit "Hadi Shehu”në Gjakovë.

Ajo tha se regjisori Altin Basha ka sjell një energji shumë pozitive në teatër.

“Qysh në fillim po vërehet energjia e mirë e ekipit. Po besoj që kjo është edhe meritë e regjisorit Altin Basha që e ka sjell një energji shumë të mirë në teatër. Edhe bashkimi i dy trupave teatrore po rezulton si një ide shumë e mirë dhe shpresoj që do të vazhdojë”, tha ajo.

Kjo shfaqje e cila ka datën e premierës në fund të shtatorit të këtij viti, po përgatitet me shumë pasion dhe përkushtim.

“Në shtator, tetor dhe nëntor reprizat e kësaj shfaqje do të jepen në Gjakovë, e pas rihapjes së teatrit të Prizrenit do të shfaqen edhe atje. Një ndër destinacionet është edhe Tirana”, u shpreh ajo.

Kryeziu Bokshi njoftoi se dy teatrot do të shkojnë edhe në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” në Korçë.

Vepra që do të ngjitet në skenën e dy teatrove “Masë për masë” është e shkruar nga shkrimtari me famë botërore, William Shakespeare.

 


MË SHUME NGA Kulturë