Hapet thirrja për arkivë fotografike, dokumentohen vitet e 90’ta në Kosovë
BKT
Kulturë

Hapet thirrja për arkivë fotografike, dokumentohen vitet e 90’ta në Kosovë

M.P. / RTKlive

Është hapur thirrja për tregim kolektiv, e cila ka për synim dokumentimin e shtypjes politike dhe shoqërore të Kosovës në vitet e 90’ta. E pikërisht mediumi realizues është fotografia.

Njëra nga organizatorët, Gresa Nuredini nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se  kjo iniciativë vjen si përpjekje për formimin e një arkive fotografike në formën e librit, të cilat do të shpërfaqin vendin në periudhën 1990 – 1999.

“Arkivat personale të fotografive familjare mbajnë një tregim që shpalosë historinë e identitetit tonë rezistues pergjatë periudhës para-dhe-gjatë luftës. Pasi na kontaktoni, ne do vijmë personalisht për të mbledhur fotografitë tuaja. Çdo fotografi do të qëndrojë me ne për vetëm disa ditë, përderisa të skenohet, dhe do të kthehen menjëherë pas skenimit”, ka njoftuar Nuredini.

Përkrahur nga Platforma Heritage Space VII – CHWB Kosova dhe financuar nga Qeveria Suedeze, është hapur thirrja për projektin Tregim Kolektiv.

Kjo iniciativë është përkrahur nga Platforma Heritage Space VII – CHWB Kosova dhe financuar nga Qeveria Suedeze.



MË SHUME NGA Kulturë