Çeku për Muzeun e Muzikës në Gjakovë: Përgjegjësit të marrin dënimin
BKT
Kulturë

Çeku për Muzeun e Muzikës në Gjakovë: Përgjegjësit të marrin dënimin

M.P / RTKlive

Pas përfshirjes nga zjarri të ndërtesës së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Ai ka thënë se përgjegjësit duhet të marrin dënim.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar kreu i kulturës në Facebook.

Tutje Çeku ka premtuar restaurimit të objektit dhe funksionalizim të saj.  

“Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t'i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka thënë Çeku.


MË SHUME NGA Kulturë