Gjykata pezullon vendimin e Komunës së Prishtinës
BKT
Lajme

Gjykata pezullon vendimin e Komunës së Prishtinës

RTK

Gjykata Komerciale aprovoi padinë e kompanisë mediatike Koha dhe pezulloi vendimin e Komunës së Prishtinës, që nga 1 shtatori, të mbyllej rruga që kalon në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.

Gjykata vendosi që ta shtyjë vendimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, derisa organet e drejtësisë të marrin vendim përfundimtar përkitazi me këtë padi. Mbyllja e rrugës do të bënte të pamundur funksionimin normal të disa mediumeve, përfshirë edhe mediumit publik, Radio Kosovës. Arsim Halili, drejtor i kësaj të fundit, deklaroi për RTK-në se mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale dhe se janë të hapur për diskutim me kryetarin e Prishtinës për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Ndërkohë, RTK ka mësuar nga burime brenda komunës se një takim me drejtuesit e këtyre mediumeve me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbahet të hënën.


MË SHUME NGA Lajme