70 vepra të artistes Lumturi Blloshmi shfaqen në Galerinë e Arteve
BKT
Kulturë

70 vepra të artistes Lumturi Blloshmi shfaqen në Galerinë e Arteve

Arbana Hajredinaj|RTK

Në Galerinë e Arteve të Kosovës u hap ekspozita retrospektive e artistes shqiptare Lumturi Blloshmi, e titulluar: “Lumturi Blloshmi, nga e para”.

Veprat e artistes vitin e kaluar u ekspozuan në Bienalen e Venedikut, ku morën vëmendje të madhe të vizitorëve. Në ekspozitë janë ekspozuar afro 70 vepra të artistes, disa të punuara deri në vitin 1980 dhe të tjerat deri në vitin 2018. Praktika artistike, biografia e jashtëzakonshme dhe personaliteti i fuqishëm e bëjnë Blloshmin një vlerë unike në artin bashkëkohor dhe atë ndërkombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj.


MË SHUME NGA Kulturë