10:10 / 05.09.2023
Homologu italian uron Maqedoncin, vlerësohet parneriteti i shkëlqyer
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Italisë, Guido Crosetto, ka uruar ministrin Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, në letrën e ministrit Crosetto vlerësohet parneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve.
Po ashtu, ministri Crosetto shpreh sigurinë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të ministrit Maqedonci, në dobi të marrëdhënieve ndërmjet forcave të armatosura, si dhe zhvillimit të formave të mëtejme të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
"Në fund ministër Crosetto përmbyllë letrën duke shprehur dëshirën që sa më parë të realizohet një takim mes dy ministrave", thuhet në njoftim.























