Senatorja amerikane Ernst uron ministrin Maqedonci
RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar urim nga senatorja amerikane Joni. K. Ernst.
“Jashtëzakonisht i motivuar për punë që me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, veçanërisht, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatores Joni. K. Ernst, të vazhdojmë zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke i kontribuar kështu mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Maqedonci në faqen e tij në ‘Facebook’.
Në letrën e senatores amerikane, Ernst shkruan për kohën kur në vitin 2011, Maqedonci ishte në Iowa për të marrë pjesë në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Kosovën.
“Ka qenë një përvojë domethënëse të shoqëroj grupin tuaj përgjatë Qendrës Operative të Emergjencave dhe zonave të përmbytura në jugperëndim të Iowas. Jam e bindur se do të vazhdoni të shkëlqeni në detyrën tuaj të re dhe me përkushtim t'i shërbeni popullit të Kosovës. Edhe njëherë, ju lutem pranoni urimet e mija të sinqerta me rastin e emërimit tuaj”, shkruan në letrën e Ernst.























