14:28 / 07.09.2023
Krasniqi e Barbano flasin për sigurinë dhe rolin e EULEX-it
F.S / RTKlive
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar në selinë e PDK-së shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Ai ka thënë se më të ka diskutuar sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë.
“Bashkë diskutuam për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara”, ka thënë Krasniqi.























