14:05 / 08.09.2023
Doli nga shtypi përmbledhja me poezi “Kulla e kujtimeve” e Bekë Abazit
RTKlive
Gazetari dhe arsimtari Bekë Abazi, ka botuar përmbledhjen me poezi “Kulla e kujtimeve”, e cila përmban gjithsej 40 poezi. Libri është i ndarë në pesë cikle: Erë e shi, Këngëtime, Këngë dashurie, Miniatura dhe Vargje të kënduara.
Sipas redaktorit, Ahmet Jashari, libri me poezi “Kulla e kujtimeve”, vjen si një përmbledhje e jetës, kujtimeve dhe nostalgjisë. “Ai sikur i ka ruajtur të fshehura ndjenjat për shumë vite për t’i nxjerr një ditë në formën e vargut poetik”.
“Kulla e kujtimeve” është libri i dytë i autorit, pas monografisë që ka botuar për “Futbollin në Komunën e Skenderajt”.























