12:43 / 11.09.2023
Kuvendi mblidhet të enjten, librat dhe disa marrëveshje në rend dite
Valjeta Shala/RTK
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë të enjte në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor, për t’i shqyrtuar disa marrëveshje ndërkombëtare që kanë mbetur nga sesioni pranveror. Po ashtu në seancën e të enjtes, do të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me çështjen e sigurimit të librave shkollorë.
Këtë vendim e ka marrë sot Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e rregullt të saj.
Kurse, kërkesa e opozitës për thirrje në interpelancë të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me çështjen e ambasadorit Martin Berishaj, është shtyrë për një seancë tjetër.























