Kurti kujton Lindh: U vra për mbështetjen e NATO-s në Ballkan
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes tragjike të ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna Lindh.
Përmes një shkrimi në "X" (ish-Twitter), kryeministri Kurti përkujtoi vrasjen tragjike të ministres së Jashtme të Suedisë, Anna LIndh, e njohur për angazhimin e saj për çështjen e Kosovës.
Ajo u vra nga një ekstremistë me origjinë serbe në Suedi.
“Në 20-vjetorin e vdekjes së saj tragjike, kujtojmë Anna Lindh, Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë. Ajo u godit për vdekje me thikë nga një ekstremist me origjinë serbe për shkak të mbështetjes së saj për ndërhyrjen e NATO-s në Ballkan. Shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë jetë”, ka shkruar kryeministri Kurti.
On the 20th anniversary of her tragic death, we remember Anna Lindh, Sweden's fmr foreign affairs minister. She was fatally stabbed by an extremist of Serbian origin because of her support for the NATO intervention in the Balkans. Democratic public service should not cost lives. pic.twitter.com/11Ac1T4g1M
— Albin Kurti (@albinkurti) September 11, 2023























