Teatri Kombëtar prezanton repertorin për muajin tetor
BKT
Kulturë

Teatri Kombëtar prezanton repertorin për muajin tetor

Sh. Gashi|RTKlive

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar repertorin e muajit tetor, ku ka paralajmëuar se në muajin e dhjetë të këtij viti do të prezantohen tri premiera, shfaqje teatrale që pritet të sjellin shumë publik.

Premiera e parë do të jetë më 30 shtator, do të ketë edhe gjashte repriza në muajin tetor, e bëhet fjalë për shfaqjen “1984” e që vjen para audiencës prishtinase me regji të Igor Mendijsky.

Premiera tjetër do të më datën 13 dhe bëhet fjalë për shfaqjen “Best Europian Show” që vjen me regji të Haris Pashoviq, e që në muajin tetor do të vjen edhe me katër repriza.

Derisa premiera e fundit që do të vjen në vjeshtë, është shfaqje që nuk përkon me stinën. Është shfaqja “Ditë vere” që vjen me regji të Kaltrim Balaj e që premierën do ta ketë më 18 tetor. Kjo shfaqje do të reprizohet edhe pesë herë brenda muajit, kurse në repertor ka edhe projekte të tjera teatrale që do të prezantohen brenda atij muaji.


MË SHUME NGA Kulturë