13:23 / 12.09.2023
Filharmonia e Kosovës nis sezonin e ri muzikor
M.P. / RTKlive
Filharmonia e Kosovës nis sezonin e ri muzikor sonte me koristët e saj nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi në Prishtinë.
“Program i jashtëzakonshëm, i cili do t'iu shpie në një botë plot muzikë si asnjëherë tjetër. Kjo me vepra nga kompozitorë si: Mendi Mengjiqi, Jakub Neske, Mark Brymer, Frank Ticheli, John Williams, Eric Whitacre dhe Samo Vovk mes të tjerëve”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë.
Koncerti mbahet në Kishën Katolike "Shën Ndou". Radio Televizioni i Kosovës është sponsori medial i kësaj ngjarje.























