Filharmonia e Kosovës me koncert dedikim për sopranon që u prek nga kanceri
M.P. / RTKlive
Filharmonia e Kosovës ka nisur sezonin e ri me koncertin i cili u duartrokit gjatë në Prishtinë. E veçanta e këtij koncerti u bë dedikimi i saj për sopranon dhe pjesëtaren e këtij institucioni e cila së fundmi u prek nga kanceri, Diellza Sylejmani.
“Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më të veçantë ishte fakti që erdhi edhe si dedikim për kolegen tonë të dashtur, Diellza Sylejmani, e cila së voni është prekur nga kanceri i gjirit. Forca dhe durimi i saj na frymëzojnë çdo ditë, andaj Diellzën shumë shpejt e presim të na bashkohet në skenë”, ka njoftuar Filharmonia.
Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendit, Kori dha një performancë të jashtëzakonshme, me një përzgjedhje veprash nga Mendi Mengjiqi deri tek John Williams.
I njëjti koncert do të jepet edhe në Pejë nesër në Kishën Katolike “Shën Katerina”, si hapëse e konferencës ndërkombëtare “Quo Vadis 2023”.
























