Përfundon bastisja në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Përfundon bastisja në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha

Valjeta Shala |RTK

(E plotësuar) Pas tetë orësh ka përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha, në lagjen Kodra e Trimave. Njësitet e policisë së EULEX-it kanë marrë materiale të ndryshme nga kjo bastisje, derisa nuk është arrestuar askush.

Bastiset shtëpia e ish-pjesëtarit të UÇK-së
 
Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-it kanë filluar bastisjen e shtëpisë së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ai ishte bashkëluftëtar i Sali Mustafës-Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Ndërkaq, EULEX-i ditë më parë ka bastisur edhe disa shtëpi të tjera të ish-ushtarëve të UÇK-së, ku edhe u ka konfiskuar materiale të ndryshme dhe telefona.


MË SHUME NGA Lajme