Hoti: Ndërmjetësit Lajçak-Borrel të njëanshëm, të kyçet SHBA
Sh.Gashi/RTKlive
Sot është zhvilluar takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Pas disa orësh diskutimesh me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë i BE-së, Josep Borrell, takimi është kryer ka ndonjë marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, vlerësoi se ka shumë pak vullnet për të ecur përpara dhe për të shtyrë dialogun në një rrugë tjetër. Ai tha secila palë llogaritë në matematikat e saja.
“Siç po duket Serbia nuk është e interesuar për të ecur përpara në dialog dhe për të zbatuar marrëveshjet. Por si u pa edhe sot, ndërmjetësit ishin të njëanshëm. Lajçaku ka votuar edhe kundër Kosovës vite më parë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kur ai ishte ministër i jashtëm i Sllovakisë, ndërmjetësi duhet të ketë pozitë asnjëse, po ashtu edhe zoti Borrel është me një pozitë më të komplikuar”, tha ai në 'Lajmet e fundit’, në RTK.
Hoti tha se BE nuk ka kapacitet për të shtyrë përpara dhe ka kërkuar që ShBA duhet të shtyjë përpara procesin.























