Inzaghi: Jemi të përqëndruar për ta mposhtur Milanin
BKT
Sport

Inzaghi: Jemi të përqëndruar për ta mposhtur Milanin

Uran Krasniqi/RTKLive

Simone Inzaghi ka thënë se skuadra e Interit është e përqëndruar për ta mposhtur Milanin.

Në Serie A të shtunën zhvillohet derbi më i madh, ai dy dy skuadrave milaneze: Inter dhe Milan.

"Më vjen shumë mirë për faktin se të dy ekipet po kalojnë një formë mjaft të mirë. Të dy ekipet kanë ndryshuar disa lojtarë, por pa humbur formën. Si Milani dhe Interi vijnë në këtë duel pas një starti mjaft të mirë që kanë bërë në kampionat", ka thënë ai. "Ne jemi të përqëndruar për ta fituar këtë ndeshje".

Pas tri xhirove dy skuadrat e Milanos e bashkëkryesojnë tabelën me nga nëntë pikë.