Ulen për 10 për qind çmimet në Maqedoninë e Veriut/Video
BKT
Lajme

Ulen për 10 për qind çmimet në Maqedoninë e Veriut/Video

Besnik Iseni/RTK-Shkup

Në Maqedoninë e Veriut nga java e ardhshme do të ulen çmimet për 10 për qind, të cilat ishin ngritur deri në 40 për qind. Kështu ka thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Qytetarët thonë se me çmimet aktuale vështirë të kalohet muaji.

Maqedonia e Veriut duke filluar nga java e ardhshme do t'i ulë për 10 për qind të gjitha çmimet e produkteve ushqimore bazë. Këtë e paralajmëroi ministri i Ekonomisë i këtij vendi, Kreshnik Bekteshi.

"Bëhet fjalë për diku rreth 50 produkte ushqimore kryesisht si fazë e parë ku pritshmëritë e Ministrisë së Ekonomisë, por edhe me vendimin i cili do të jetë në formën e shkruar do të jetë që zvogëlimi i atyre produkteve të jetë minimum 10 për qind nga çmimi, cili ka qenë paraprakisht para disa muajve do të jetë ose çmimi që ka qenë në korrik ose gusht”, deklaroi Bekteshi.

Qytetarët ankohen se çmimet në Maqedoninë e Veriut janë ngritur shumë. Ato thonë se me çmimet aktuale është vështirë të mbijetosh dhe jo t`ia dalësh me to deri në fund të muajt.

“Ta marrim për shembull djathin, nëse ka qenë 300 denar ,tash a bë 450 -500 denar kilogrami. Në bazë të standardit, rrogat janë shumë të ulëta, mestare 400 euro. Kur ta llogaritësh me rritjen e çmimeve, kjo s’është askund", tha një qytetar.

Çmimet janë shumë të larta ,kështu që nuk korrespondojnë me rrogat, prandaj duhet të ulen.

"Ulja e çmimeve do të stabilizoj jetën do t'i japë një fytyrë të re edhe zhvillimit të sotëm. Mirëpo ajo është në dorën e ligjvënësve, në dorën e parlamentarëve dhe të qeveritarëve"

Në këto tri vitet fundit, çmimet në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 40 për qind.


MË SHUME NGA Lajme