17:17 / 17.09.2023
Profesori i UP-së në jurinë e Bienalit të Posterit në Ekuador
M.Sh/RTKlive
Edhe një lajm i mirë nga kultura. Profesori universitar i artit grafik të Universitetit të Prishtinës, Rrezart Galica do të jetë pjesë e jurisë profesionale në Bienalin e Posterit në Ekuador, që mbahet vitin e ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Galica në rrjetin social Facebook.
“Bienali i Posterit i Ekuadorit më ka nderuar me përzgjedhjen që më ka bërë për të qenë në Jurinë e Bienalit që do të mbahet në vitin 2024. Një falënderim i veçantë për stafin e Bienalit të Posterit të Ekuadorit për vlerësimin!”, ka shkruar ai.























