19:38 / 17.09.2023
Arsenal mposht Evertonin
Uran Krasniqi / RTKLive
Arsenal ka vazhduar me rezultate të mira edhe në javën e pestë të Premier League.
Skuadra e trajnerit Mikel arteta në ndeshjen e të dielës në "Goodison Park" ia ka dalë të marrë pikë të plota.
Ka fituar me rezultat minimal 0-1.
Arsenal ka realizuar qysh në minutën e nëntëmbëdhjetë me Martinelli, por VAR ka pasur tjetër mendim, duke i mohuar atij golin e parë të sezonit.
Kësisoji pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë Trossard e ka çuar drejt rrjetës një top të dhënë nga Saka. Ky edhe ka qenë momenti përcaktues i ndeshjes.
Në tabelenën e kryesuar nga Manchester City, Arsenal gjendet në pozitën e katërt me trembëdhjetë pikë.























