Kumnova dorëzon kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit
BKT
Lajme

Kumnova dorëzon kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit

B. H. | RTKlive

Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar të hënën kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit, kryetarit të Komisionit për Personave të Zhdukur në Qeverinë e Serbisë.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Sipas Kumnovës, Odalloviq, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë kryetar i “Qarkut të Kosovës”, dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“Veljko Odalloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Kumnova.

Do theksuar se gjatë luftës së zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë, derisa mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur.


MË SHUME NGA Lajme