22:24 / 18.09.2023
Presidentja Osmani takohet me Alice Albright
F.S / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një shkrimi në platformën “X”.
Ajo ka shkruar se investimi më i madh i sektorit energjetik në Kosovë, padyshim që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe inovative.
“Programi historik Kosova Compact, investimi më i madh i sektorit energjetik në vendin tonë, padyshim që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe inovative”, ka shkruar Osmani.























