22:01 / 19.09.2023
Shfaqja ‘Negotiating peace’ nis provat, Istrefi e Qena pjesë e kastës
M.P. / RTKlive
Shfaqja me tekst të Jeton Nezirajt e nën regji të Blerta Rrustemi-Neziraj, "Negotiating peace" ka nisur provat.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori i njohur, Shkumbin Istrefi duke shpërndarë një fotografi me aktoren Melihate Qena me të cilën edhe do të ndajë skenën.
“Ne prova te "Negotiating peace", (te Jeton Neziraj ne regji te Blerta Rrustemi-Neziraj) me aktoren e mrekullueshme Meli Qena. Kenaqesi dhe nder me qene ne skene me te. Edhe kur nuk flet, rrezaton me drame te fuqishme”, ka shkruar Istrefi.
Kjo shfaqje është prodhim i Qendrës Multimedia.























