Bashkërendim ndër institucional për mbrojtje të trashëgimisë kulturore
F.S/RTKlive
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku priti në takim koordinues, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.
"Si institucione kyçe në luftimin e dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë, diskutuan për angazhimin e përbashkët e maksimal në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit. U dakorduan të vazhdojnë këtë koordinim përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta duke u siguruar që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme dhe ata që i dëmtojnë të marrin dënimet meritore", njofton MKRS.























