`7Arte` nis programin ‘Takojmë artistin’, Fatmir Spahiu i ftuari i parë
BKT
Kulturë

`7Arte` nis programin ‘Takojmë artistin’, Fatmir Spahiu i ftuari i parë

M.P. / RTKlive

Organizata kulturore në Mitrovicë, “7 Arte” ka nisur programin “Takojmë artistin”, i cili me personalitete të ndryshme do të shpërfaq jetën dhe karrierën e tyre si storje frymëzimi.

“Takojmë artistin’ është program i '7Arte', i cili synon të sjellë artistë të fushave të ndryshme që të ndajnë përvojën e tyre me qytetarët e Mitrovicës, duke inkurajuar e frymëzuar gjeneratat e reja që të zhvillojnë talentet e tyre”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Aktori Fatmir Spahiu i njohur me nofkën artistike “Bufi” do të jetë i ftuari i parë i cili do të rrëfej para publikut më 27 shtator rrugëtimin e tij artistik nëpër seriale dhe filma të ndryshëm.


MË SHUME NGA Kulturë