13:10 / 22.09.2023
‘Dashnorët vdesin duke qeshur’ premierë në Teatrin e Podujevës
M.P. / RTKlive
Teatri i Podujevës “Avdush Hasani” është në përgatitje të premierës së parë të sezonit të ri të shfaqjeve.
“Dashnorët vdesin duke qeshur” është komedia e shkruar nga Osman Goranci dhe me regji të Ben Apollonit, e cila do të jipet në fillim të tetorit.
Aktorët të cilët do të luajnë në këtë shfaqje janë Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka, Valire Haxhijaj Zeneli, Sindi Çitaku Azemi, Gani Morina, Yzeir Meha.























