Witsel: Futbollistët shkojnë për para në Arabi, unë pata shkuar në Kinë
BKT
Sport

Witsel: Futbollistët shkojnë për para në Arabi, unë pata shkuar në Kinë

Uran Krasniqi / RTKLive

Futbollisti i Atletico Madrid, Axel Witsel ka thënë se lojtarët shkojnë në Arabinë Saudite për shkak të parave.

Ai ka thënë se dikur edhe vetë iu kishte bashkuar shkuarjeve drejt Kinës duke u nisur nga një qëllim i tillë. 

“Secili nga ne ka rrugën e tii. Nuk them që bën keq që shkuan në Arabi Saudite, unë shkova në Kinë kur isha 27 vjeç. Për mua kjo ishte një eksperiencë e bukur jetësore”, ka thënë belgu. "Natyrisht, ne shkojmë për para, ne nuk mendojmë shumë për projektin sportiv. E vërteta është se edhe Carrasco e bëri këtë dhe për mua është në rregull”.