Mbahen takimet e Dom Mikelit, çmimin e parë e fitoi poetja Dije Demiri
Arbana Haredinaj/RTK
Ashtu si çdo vit, edhe sivjet u mbajtën takimet e Dom Mikelit në Stubëll të Vitisë. Në këtë manifestim kulturor morën pjesë dashamirë të fjalës së shkruar e intelektualë të tjerë. Çmimin e parë "Agim Ramadani" e fitoi poetja Dije Demiri me poezinë "Njerëzit edhe janë të çmendur".
Në Stubëll të Vitisë, u mbajt edicioni i 34-t i takimeve tradicionale kulturore e shkencore, që tashmë kanë emrin e nderuar të Dom Mikelit, veprimtarit të shekullit XIX në fushat e besimit, të historisë, kulturës dhe arsimit kombëtar, i frymëzuar nga Lidhja e Prizrenit. Takimet e Dom Mikelit janë të shumta dhe të larmishme.
Filluan me konferencën kushtuar 120-vjetorit të lindjes së atdhetarit Ernest Koliqi dhe vazhduan me festivalin e poezisë dhe ekspozitën e hapur brenda shtëpisë-muze që ishte edhe shkolla e parë e gjuhës shqipe që nga viti 1896.
Gjatë festivalit të poezisë u lexuan shumë poezi dhe çmimin e parë e fitoj Dije Demiri.
E folmja e Karadakut ka disa karakteristika të veçanta dhe shumë vite më parë kishte pasur një interesim të madh për studime dhe hulumtime shkencore akademiku Halim Halimi i cili u nderua me çmim të veçanta për veprimtari jetësore për kontributin kushtuar këtij hulumtimi.
Për herë të parë ekspozohen fotografi dhe dokumente të gjetura në arkivat e Vjenës ku dëshmohet edhe puna e Ernest Koliqit me më se 50 nxënës në atë kohë, i cili ishte edhe famullitari i parë i kishës. Pasardhësi i tij, Don Fatmir Koliqi, na tregon më shumë për ekspozitën.
Edicioni i 34-t i Takimeve të Dom Mikelit përmbyllet me grupet e ndryshme të vallëzimit që kanë ardhur në këtë Festival nga disa vende të botës.























