Hosea Kiplagat triumfon në maratonën “Prishtina 2023”
F.Bytyqi /RTKLive
(E plotësuar) Tashmë ka përfunduar maratona “Prishtina 2023”. Garuesi nga Kenia, Hosea Kiplagat është fitues i kësaj gare atraktive që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës.
Kiplagat bashkë me bashkëkombësinë e tij, Mathew Kosgei, nga fillimi i kësaj gare e deri në finish i prinin garës, madje, kjo dyshe shumë shpejtë krijojë distancën nga 75 garuesit tjerë.
Kiplagat shtegun prej 22 kilometra e kalojë për kohën dy orë e 28 minuta e 59 sekonda, i ndjekur nga Mathew Kosgei, derisa i treti në sak arriti kroati Zivkoviç.
Federata e Atletikës së Kosovës ishte organizatore e maratonës “Prishtina 2023”, organizim që lë për të dëshiruar, sepse në shumë elemente çaloi kjo gare që mbledh numër të madh sportistesh.
Në fund të maratonës “Prishtina 2024”, organizatorët ndanë shpërblime për atletët që zënë tetë vendet e para.
Shpërblimet për vrapimin maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat:
Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro). Shpërblimet për vrapimin Gjysmëmaratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro).
Mamusha i pari në gjysmëmaratonë “Prishtina 2023”
(E plotësuar) Atleti kosovar Tiron Mamusha është fitues i gjysmëmaratonës “Prishtina 2023”.
Mamusha arriti i pari në cak duke qenë më i shpejtë se garuesi nga Kenia.
Mamusha pas garës për RTK, tha se është i lumtur me suksesin e arritur.
“Jam i lumtur që fitoja garën pasi që e lash prapa garuesi nga Kenia”, tha Mamusha.
Ndërkohë, garuesi nga Shqipëria Bledar Messi arriti i pari në cak në garën 10 kilometra.
Fournier dhe Kelmendi fitojnë garën pesë kilometra
(E plotësuar) Tashmë ka përfunduar gara pesë kilometra në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.
Në orën 9:00, ka startuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë maratona e Prishtinës, gare të cilën po e ndiqni në RTK.
Në konkurrencën e meshkujve fitues është atleti zviceran Pierre Fournier, derisa në konkurrencën e femrave e para në cak arriti garuesja kosovare Valentina Kelmendi.
Maratona “Prishtina 2023”, gara futët në fazën e ‘nxehtë’
(E plotësuar) Tashmë maratona “Prishtina 2023” është futur në fazën e ‘nxehtë’.
Në orën 9:00, ka startuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë maratona e Prishtinës, gare të cilën po e ndiqni në RTK.
Federata Atletike e Kosovës (FAK), është organizatore e edicionin e 22-të kësaj ngjarje atraktive, e cila po përcillet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja është më e vogle për dallim nga vitet e kaluar derisa pjesë e kësaj gare joshëse janë edhe personat me aftësi të kufizuara.
Organizatorët kanë paraparë shpërblime për atletët që zënë tetë vendet e para. Shpërblimet do të jenë për meshkujt dhe për femrat
Rama: Komuna e Prishtinës do të involvohet në maratonën e Prishtinës
(E plotësuar) Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke folur lidhur me maratonën “Prishtina 2023”, premtoi se vitin e ardhshëm kjo ngjarje do të jetë edhe më madhështore.
Tashmë ka startuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë maratona e Prishtinës.
Sipas të parit të kryeqytetit të Kosovës, Komuna e Prishtinës do të jetë bashkëorganizatore me Federatën e Atletikës së Kosovës. Rama mendon se maratona e Prishtinës duhet të mbahet në muajin prill e jo në shtator për shkak të kohës së përshtatshme.
“Vitin e ardhshëm do të organizohemi që të krijojmë një maratonë më të madhe. Komuna e Prishtinës do të jetë bashkëorganizatore. Duhet të rrisim edhe çmimet në mënyrë që pjesëmarrja të jetë më e madhe”, ka thënë Rama. Maratona duhet të mbahet në prill e jo në shtator, sepse në prill koha është me e përshtatshme. Qyteti i Prishtinës bashkë me federatën atletike do të jetë organizatore e kësaj garë”, ka thënë Rama.
Starton maratona ‘Prishtina 2023”, live në RTK
Ka startuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë maratona e Prishtinës.
Garues vendor dhe evropian tashmë e kanë ‘pushtuar’ kryeqytetin e Kosovës, pasi janë pjesë e maratonës “Prishtina 2023”, ngjarje kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Federata Atletike e Kosovës (FAK), është organizatore e edicionin e 22-të kësaj ngjarje atraktive, e cila po përcillet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja është më e vogle për dallim nga vitet e kaluar derisa për këtë gare joshëse janë edhe personat me aftësi të kufizuara.
Organizatorët kanë paraparë shpërblime për atletët që zënë tetë vendet e para. Shpërblimet do të jenë për meshkujt dhe për femrat.
Shpërblimet për vrapimin maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat:
Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro). Shpërblimet për vrapimin Gjysmëmaratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro).























