23:15 / 24.09.2023
Kurti: Policia ka konfiskuar qindra armë dhe municione, operacioni vazhdon
Sh.Ç / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën ‘X’ , duke treguar se në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës ka konfiskuar qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë. granata e të tjera
Kurti ka thënë se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.
“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim” ka shkruar Kurti.























