10:36 / 25.09.2023
Deputeti gjerman: Serbia e regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë
A.B/RTKlive
Deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka shkruar në platformën ‘X’, mbi sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës.
“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë. Kush grumbullon me vite armë në manastire, bart përgjegjësi kur vriten njerëz. Loja e dyfishtë e Kishës Ortodokse dhe e shtetit serb duhet të marrë fund – në mbarë rajonin”, ka shkruar ai.
























