Liverpool dhe Tsimikas ripërtërijnë marrëveshjen
Uran Krasniqi / RTKLive
Kostas Tsimikas do të qëndrojë tek Liverpool deri më 2027. Ka qenë skuadra e "Reds" që ka njoftuar për marrëveshjen e re.
Greku në një prononcim për faqen e klubit është shprehur se skuadra është e fokusuar për arritjen e gjërave të mëdha.
“Siç kam thënë në shumë intervista, kjo skuadër ka shumë gjëra të bashkuar dhe dua të jem pjesë e saj. Më shumë sukses, punë dhe trofe. Për mua është gjëja më e rëndësishme që të fitoj trofe, të përshtatem në çdo situatë, të jem pjesë e kësaj. Kemi shumë potencial për të fituar trofe dhe do të shkojmë për të gjitha. Të gjithë janë 100 për qind të fokusuar për ndeshjet e radhës dhe duan të arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen e afërt”, ka thënë Tsimikas.
Njëzet e shtatë vjeçari i ishte bashkuar skuadrës së Jurgen Klopp nga Olympiacos në vitin 2020.























