23:51 / 25.09.2023
Del video e lëvizjes së grupit terrorist serb në Banjskë |Video
B. H. | RTKlive
Tashmë po qarkullojnë në internet pamjet e xhiruara me dron, ku shihet grupi terrorist serb duke lëvizur maleve përreth Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Në videon shihen rreth 30 persona të uniformuar, me armatim të rëndë e me maska, duke lëvizur në brendësi të Manastirit, pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Nga këto pamje shihet se si terroristët serbë më pas hyjnë në automjetin e njohur si pizgauer dhe fillojnë të ikin në pyllin përreth Manastirit, nga ku kanë sulmuar në vazhdimësi Policinë e Kosovës.
Gjatë aksionit të djeshëm policor në Banjskë, janë vrarë tre terroristë serbë e janë arrestuar disa të tjerë, teksa është sekuestruar një sasi e madhe armatimi.























