Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura
BKT
Lajme

Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura

E. H/ RTKlive

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se edhe një ditë pas sulmit terrorist në veri, dy pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Jarinja vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Këto dy pika kufitare janë mbyllur pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në pikat tjera kufitare qarkullimi vazhdon normalisht dhe nuk ka pritje të gjata në hyrje-dalje.


MË SHUME NGA Lajme