Zhvillimet në veri, Osmani takon shefin e AKI-së dhe liderët opozitar
BKT
Edona Podvorica/RTK
Lajme

Zhvillimet në veri, Osmani takon shefin e AKI-së dhe liderët opozitar

Edona Podvorica/RTK

( E plotësuar) Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti ka mbërritur në presidencë, për takim me presidenten e Kosovës,Vjosa Osmani, raporton RTKlive.

Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica raporton se në presidencë ka mbërritur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku më herët ka qenë në takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Burime brenda LDK-së e kanë konfirmuar këtë.

Edhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së më herët ka qenë në takim me presidenten!

Ky takim vjen pas sulmit terroristë në veri të Kosovës, ku u sulmua Policia e Kosovës, nga i cili u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

 


MË SHUME NGA Lajme