Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë
E. Hoti / RTKlive
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka liruar nga arresti katër të dyshuar për rastin në Banjskë të Zveçanit. Sipas Prokurorisë ata janë liruar në mungëse të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës“, tha Lutfiu.
Ndryshe Policia e Kosovës kishte arrestuar tetë persona në lidhje me sulmin e armatosur të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.























