21:12 / 28.09.2023
Dy boksierët kosovarë mposhten në Bullgari
Uran Krasniqi / RTKLive
Dy boksierët e Kosovës, Bashkim Bajoku dhe Taulant Jakupi kanë pësuar humbje në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Albena të Bullgarisë.
Në meçin e luajtur në kategorinë deri në pesëdhjetë e katër kilogramë Bashkim Bajoku është mposhtur nga boksieri bullgar, Jasen Radev.
Ndërsa në kategorinë deri në tetëdhjetë e gjashtë kilogramë, Taulant Jakupi ka pësuar humbje pasi është përballur me boksierin nga Ukraina, Bogdan Tolmachov.
Në Kampionatin Ballkanik hapja solemne e të cilit është bërë të mërkurën po marrin pjesë dymbëdhjetë shtete.























