Haxholli: Serbia vendi më i pasigurt e më dhe i rrezikshëm në Evropë
A.B/RTKlive
Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se Serbia, është vendi më i pasigurt e më i rrezikshëm në Evropë.
“I shokuar me humbjen e jetës së të riut, Shqipron Muqiqi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, nuk ka gjë më të trishtë, se kur një i ri humb jetën, duke ëndërruar një jetë më të mirë.
"Nga Beogradi, Serbia, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetët derisa fryma anti - Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perëndim të këtij vendi. Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte keni, nëse flisni shqip, jeni nga Kosova, dhe keni shkelur brenda kufijve të këtij vendi, ju keni vendosur jetën tuaj dhe të bashkudhëtarëve tuaj në lojë”, ka theksur ai.
Ndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.
“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”, thuhet në njoftimin Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, bën me dije se ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.























