Teatri Kombëtar sonte nis sezonin e ri me premierën “1984”
BKT
Kulturë

Teatri Kombëtar sonte nis sezonin e ri me premierën “1984”

M.P / RTKlive

Teatri Kombëtar i Kosovës sonte nis sezonin e ri të shfaqjeve me premierën e shfaqjes “1984”, e njohur si kryevepra e shkrimtarit të njohur George Orwell.

Premiera vjen nën regjisurën e Igor Mendjisky, ndërkaq në shfaqje luajnë aktorët Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.

Tema e shfaqjes është një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Pikërisht ky konflikt pranon sundimin e tërësishëm të qeverisë, e cila në esencë shtyp dhe kontrollon çdo njeri.  

“Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente”, thuhet në përshkrimin e veprës së Orwell.


MË SHUME NGA Kulturë