Milan ia thellon krizën Lazios
Uran Krasniqi / RTKLive
Milan ka thelluar krizën e Lazios. Kjo pas fitores në ndeshjen e zhvilluar në "San Siro", të shtunën ku rezultati përfundimtar ishte 2-0.
Pjesa e parë ka dhënë paraqitje më të mirë të Milan, por gola nuk ka pasur.
Ka qenë pjesa e dytë aho ku Milan ka arritur ta kapitalizojë dominimin e vet.
Minuta e gjashtëdhjetë ishte ajo kur Pulisic ka arritur që ta kalojë në epërsi skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli.
Minutat në vazhdim kanë qenë një luftë në mesin e fushës, me një Lazio që mundohej të barazonte dhe me një Milan që nuk lejonte dhe që tentonte dyfishimin e epërsisë.
Është dashur të pritet minuta e tetëdhjetë e tetë përa ta parë vulosjen e fitores nga Milan, pasi Okafor ka çuar drejt rrjetës një top të dhënë nga Leao.
Pas kësaj ndeshje Milan mbetet në vendin e dytë në tabelë, derisa Lazio e Maurizio Sarri gjendet në mes të tabelës, respektivisht në vendin e katërmbëdhjetë.























