Girona ndalet më në fund, mposhtet nga Real Madrid
Uran Krasniqi / RTKLive
Befasia e deritanishme e La Laiga, Girona, ka pësuar humbjen e parë të sezonit. Ka qenë Real Madrid që e ka ndalur dominimin e Girona në këtë pjesë të edicionit të ri të elitës së futbollit spanjoll. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën "mbretërit" kanë fituar pastër me rezultat 0-3.
Girona e ka nisur mirë ndeshjen, por nuk ia ka dalë që të tregohet konkrete. Skuadra e Carlo Ancelottit ka kaluar në epërsi qysh në minutën e shtatëmbëdhjetë kur ka realizuar Joselu. Madrilenët nuk janë ndalur me kaq, por pas vetëm katër minutash kanë gjetur edhe golin e dytë. Ka qenë Tchouameni ai i cili ka tundur rrjetën.
Me avantazhin prej dy golash është mbyllur pjesa e parë.
Girona pjesën e dytë e ka nisur mirë, por ashtu si në pjesën e parë, nuk ka mundur të shfrytëzojë rastet.
Dhe Real Madrid sërish e ka ndëshkuar. Minuta e shtatëdhjetë e një e ka parë Real Madrid duke shënuar golin e tretë përmes Bellingham dhe kësisoji duke e vulosur fitoren.
Pas kësaj ndeshje, Real Madrid është ngjitur në pozitën e parë në tabelë me njëzet e një pikë, një më shumë se sa Barcelona dhe dy më shumë se sa Girona.























