Zhegrova shënon dhe i jep fitoren skuadrës së tij
Uran Krasniqi / RTKLive
Edon Zhegrova ka shkëlqyer në fitoren e Lille kundër Le Havre në ndeshjen e vlefshme të Javës së shtatë në Ligue 1.
Skuadra e trajnerit Paulo Fonseca ka arritur të fitojë me rezultat 2-0.
Derisa shumica e minutave të pjesës së parë nuk kanë prodhuar gj, ka qenë minuta e dyzetë kur reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova ka realizuar një gjuajtje me të majtën e tij, të cilën e ka ndalur vetëm rrjeta.
Pjesa e parë ka mbaruar me këtë rezultat, 0-1.
Fillimi i pjesës së dytë ka qenë periudha kur Lille ka gjetur edhe golin e dytë. Ka qenë lojtari i Le Havre, Salmier që me autogolin e tij e ka vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje Lille gjendet në vendin e gjashtë, vetëm tre pikë prapa liderit, Monaco.























