‘Mittrix Fest’ nis rrugëtimin komedik në Mitrovicë
M.P / RTKlive
Dje ka nisur edicioni i trembëdhjetë të Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrix Fest” në Mitrovicë.
Shfaqja që zyrtarisht hapi këtë edicion qe “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” nga Teatri Shqiptar në Kumanovë, me autor Jeton Neziraj dhe regjisor Erson Zymberi.
“Një shfaqje në shfaqje… një grup i artistëvë marrin përsipër për të krijuar një shfaqje solemne për një ngjarje të rëndësishmë historike. Me krenari dhe të privilegjuar për këtë mundësi të vecantë nisin përgatitjeve, Por asgjë nuk shkoi sipas dëshirës së artistëve dhe e gjithë shfaqja merr një drejtim komik”, thuhet në komunikatë nga “Mittrix Fest”.
Muzeu i qytetit mirëpriti publikun me ekspozitën “Mundem”, e cila nëpërmjet pikturave shfaqi botën e larmishme të fëmijëve me autizëm. Ceremonia hapëse i ngjau natyrës së festivalit, me komedi e të qeshura nisi një rrugëtim tjetër i udhëhequr nga nga drejtorët e festivalit Mirsad Ferati dhe Niki Istrefi, e bashkë me moderatorin Fehmi Ferati.
I pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, cili falenderoj të gjitha organizatat kulturore dhe ndër të tjera tha se vetëm bashkë do ta bëjmë Mitrovicën më të bukur e më të lumtur.























